Shqipëria
Shqipëria mes 4 vendeve evropiane me numrin më të madh të rënies së natalitetit
Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien e madhe të numrit të fëmijëve 0-5 vjeç, thuhet në një raport të fundit të Bashkimit Europian për ecurinë e arsimit në Europë. Në këto vende numri i fëmijëve u ul me më shumë se 20% ndërmjet 2013-2023.
Sipas BE-se kjo tendencë alarmante shtrihet në shumë vende të tjera. Europa po plaket. Tani njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, por njëkohësisht kanë lindur më pak fëmijë.
Më 1 janar 2023, jetonin 25 milionë fëmijë nën moshën 6 vjeç në BE ose 2 milionë më pak se një dekadë më parë. Për më tepër, parashikimi i popullsisë tregon se prirja pritet të vazhdojë me 1 milionë fëmijë më pak deri në vitin 2030.
Ndërkohë që numri i fëmijëve është në rënie popullsia e përgjithshme në BE-27 ka qenë në rritje. Numri në rënie i fëmijëve në shoqëri mund të sjellë më pak vëmendje për nevojat e fëmijëve ose, anasjelltas, mund të nxisë politikat për rritjen e niveleve të lindjeve.
Bashkimi Europian analizon se rritja e përgjithshme e shpenzimeve mbi arsimin parashkollor si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) sugjeron se shumica e vendeve po shkojnë drejt opsionit të dytë, nxitjen e lindjeve.
Në vitin 2023, kishte 8.1 për qind fëmijë më pak se më 2013, por në BE, mesatarja e shpenzimeve publike për fëmijët deri në 6 vjeç u rrit nga 0,67 % e PBB -së me 2014 në 0,71 % në 2021.
Gjatë viteve të fundit, rritja më e lartë e financimit të nevojave të fëmijëve vërejtur në Gjermani, Estoni, Letoni, Lituani, Zvicër dhe Islandë. Por Suedia dhe Islanda shquhen për investime shumë më të larta ndaj fëmijëve duke tejkaluar 1.6 % të PBB-së së tyre. Në të kundërt, Shqipëria Irlanda, Greqia, Qiproja dhe Turqia shpenzuan më pak se 0.3 % të PBB-së së tyre për fëmijët.
Sa i përket numrit të fëmijëve të vegjël, Italia dhe Spanja panë rënien më të madhe me mbi 700,000 fëmijë më pak ndërmjet 2013 dhe 2023. Franca dhe Turqia pësuan rënie të 550, 000 dhe 515, 000 fëmijë gjatë kësaj periudhe.
Disa vende devijuan nga kjo prirje gjithëpërfshirëse. Numri i fëmijëve mbeti relativisht i qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit në Danimarkë, Qipro, Hungari, Sllovaki dhe Suedi.
Në disa vende, ka pasur rritje të konsiderueshme. Psh në Gjermani, popullsia e fëmijëve brenda intervalit 0-5 vjeç është rritur me 18 për qind nga 2013-2024. Për më tepër, Luksemburgu dhe Malta kanë shënuan rritje me përkatësisht 13.3 dhe 10.5. Në Austri dhe Zvicër, numri i fëmijëve të vegjël është rritur përkatësisht me 9.9 dhe 8.4 pikë për qind./Monitor
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













