Turizëm
Shqipëria mes 4 vendeve që duhet vizituar më 2019
Janë të shumta agjencitë e huaja dhe mediat prestigjioze që i kanë bërë jehonë Shqipërisë dhe bukurive të saj, duke e rekomanduar si një prej destinacioneve kryesore për 2019
Revista prestigjioze “Who” e rendit Shqipërinë ndër katër destinacionet kryesore për t’u vizituar në Evropë këtë verë, së bashku me Kroacinë, Greqinë dhe rajonin e Puglias në Itali.
“Shqipëria mund të mos jetë një vend shumë i njohur, por pavarësisht kësaj, vendi jashtëzakonisht i bukur i Evropës jugore meriton të njihet si një prej vendeve për t`u vizituar patjetër në 2019”, këshillon revista lexuesit e saj.
“Me çmime më të lira se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse malesh, plazhe me ujë kristal dhe qytete kala, pa turmat e zakonshme të njerëzve”, vijon më tej përshkrimi i Shqipërisë, transmeton ‘Scan’.
Një vëmendje të veçantë merr Ksamili në Sarandë. “Fshati i vogël i Ksamilit, bashkë me Rivierën shqiptare ofron ndër plazhet më spektakolare në Evropë, ushqim deti me bollëk si dhe janë shumë afër Butrinit dhe Gjirokastrës, dy zona të mbrojtura nga UNESCO”, thuhet mes rreshtave, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ngjitesh nëpër male, të qëndrosh në fshatrat e vegjël të cilët janë jashtë kohës, si dhe të eksplorosh kryeqytetin plot gjallëri, Tiranën, për më pak para se kudo tjetër në Evropë”, mbyllet shkrimi i revistës, duke iu referuar edhe guidës së Lonely Planet për 2019.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













