Sport
Shqipëria miqësore me Marokun
Lajmi është konfirmuar nga Federata Futbollistike e Marokut përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet
Maroku do të jetë kundërshtari i Kombëtares shqiptare në miqësoren që do të luhet në fund të muajit gusht, në kuadër të përgatitjeve në prag të ndeshjes me Maqedoninë, shkruan albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Marokut përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në internet. Trajneri Gianni De Biasi do të ketë lojtarët vetëm dy ditë në dispozicion para kësaj ndeshje ndaj Marokut, pasi grumbullimi parashikohet të fillojë më 29 gusht.
Maroku pritet të jetë test i mirë për De Biasin, pasi kombëtarja në fjalë renditet aktualisht në vendin e 54-tët të FIFA-s.
Në radhët e këtij ekipi ka lojtarë të njohur të skenës ndërkombëtare si Benatia, Belhanda, El Kaduri apo Tarabt.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim













