Shqipëria
Shqipëria miraton marrëveshen 3-vjeçare me Zvicrën për kujdesin shëndetësor
Shqipëria ka miratuar sot marrëveshjen e bashkëpunimit trevjeçar me Zvicrën, e cila pritet të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Përmes projektit HAB “Shëndetësi për të gjithë“, që do të përfundojë në vitin 2027, qeveria shqiptare dhe MSHMS do të kenë mundësi të përfitojnë nga protokolle pune dhe standarde të miratuara tashmë dhe që shërbejnë për të ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimin dhe shërbimin shëndetësor në të gjitha qendrat shëndetësore në vend”, tha Koçiu.
Ajo shtoi se marrëveshja ndihmon të shtrihen shërbimet shëndetësore në të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin.
“E rëndësishme gjithashtu është të theksoj se shërbimi shëndetësor do të jetë ofruar në mënyrë të posaçme edhe për gratë, fëmijët të moshuarit apo të sëmurët kronikë, duke bërë të mundur zbatimin e një vizioni të konsoliduar të qeverisë shqiptare për të përmirësuar shërbimit që ofrohen pranë banesës për të rritur mbulimin universal shëndetësor dhe ndërkohë, nga ana tjetër, të mund të ofrojmë shërbime shëndetësore në portën e parë hyrëse për këdo qytetar që kanë nevojë për një shërbim të tillë“, deklaroi Koçiu.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













