Shqipëria
Shqipëria, ndër vendet në Evropë, ku çmimet nuk u rritën shumë
INSTAT publikoi raportin mbi “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, i cili i bën ndryshimet e çmimeve të krahasuara me vendet e Bashkimit Europian.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga IHÇK në muajin tetor të këtij viti është 8 % nga gati 12% që është për mesataren e Bashkimit Europian.
Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.
Autoritetet në vend kanë deklaruar se niveli i ulët i inflacionit është ndikuar nga mbajtja e pandryshuar e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndikim ka pasur dhe kursi i këmbimit, ku leku u mbiçmua i favorizuar dhe nga sezoni i mbarë turistik.
Sipas INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.7 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “transporti” me 12.9 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.1 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.9 %, “veshje dhe këpucë” me 3.9 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3.1 %, “shëndeti” dhe “shërbimi arsimor” me 2.4 % secila, “argëtim dhe kulturë” me 2.0 % dhe “komunikimi” me 0.6 %
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











