Lajme
Shqipëria ndihmon të përmbyturit në Serbi
Qeveria shqiptare me rreth 50 trupa i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së NATO-s për të ndihmuar vendet e përmbytura në Serbi dhe Bosnje
Qeveria e Shqipërisë ka dërguar një efektiv prej 50 personash nga Forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me seli në Shkodër, për t’i ndihmuar qytetarët e Serbisë dhe Republikës serbe të Bosnjës që janë kërcënuar nga përmbytjes. Ndihmë në rajonin e rrezikuar ka dhënë edhe misioni EULEX në Kosovë.
Sipas një njoftimi, rreth 50 trupa të përfshirë në 5 njësi kërkim-shpëtimi janë nisur drejt Serbisë, për t’u ardhur në ndihmë me arsenalin e tyre logjistik dhe njerëzor vendeve fqinje.
Drejtori i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Petrika Dungu, para se të nisej në ndihmë të të përmbyturve u shpreh se “ndihem krenar dhe modest që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe qeveria shqiptare më kanë ngarkuar me këtë mision”.
Dungu deklaroi se është i pari aksion i këtij niveli i zhvilluar në 20 vite demokraci, raporton BW.
“Uroj të gjithë trupat policore që atje të shprehin karakterin, humanizmin dhe profesionalizmin e tyre, për të dhënë ndihmën dhe të shpëtojnë jetët e njerëzve që janë në rrezik. Si fillim misioni është 10 ditë, por nuk i dihet. Po të jetë e nevojshme ne do të qëndrojmë më shumë”, deklaroi ai.
Popullatës së rrezikuar nga vërshimet në Serbi sot do t’i shkojnë ndihma nga EULEX-i.
Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon ka saktësuar se një helikopter me ndihma do të aterojë në aeroportin e Surçinit në Beograd. Po ashtu edhe kamionë me ndihma humanitare dedikuar popullatë së rrezikuar do të nisen nga Kosova.
Mediet serbe njoftojnë se ka vazhduar evakuimi i popullatës së rrezikuar nga përshimet dhe deri më tash nga zonat e rrezikuara janë larguar rreth 17 mijë persona.
Ndryshe, nga reshjet e fundit të shiut, një pjesë e madhe e Serbisë, Republikës serbe të Bosnjës por edhe e Kroacisë është përfshirë nga përmbytjet. Raportohet për rreth 30 njerëz të kanë vdekur në Serbi dhe Bosnjë si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dhjetëra-mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë.
Përmbytjet më të këqija në Ballkan për disa dekada, janë duke kërcënuar termocentralin kryesor të Serbisë, Nikolla Teslla. Lumia Sava ka plasaritur depozitat e tij në disa zona, ndërsa niveli i ujit arrin sot kulmin, thuhet në një raport të medieve serbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












