Shqipëria
Shqipëria, në frikë për sulme kibernetike nga Irani
Veç Iranit, Shqipëria mund të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa.
“Nuk është sekret t’ju them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerëve që ka dhe u ka kërkuar të gjejnë dhe të sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa.
Kujtojmë që Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, ku një sërë sistemesh në Shqipëri rreshtën së funksionuari. Rënia e “shtetit digjital” verën e vitit 2022 veç brishtësisë së infrastrukturës dhe neglizhencës së atyre që punojnë për të ruajtur të dhënat, nxori në pah edhe nevojën për ndryshime rrënjësore.
“Sulmet kibernetike do të vijojnë”, strategjia në letër nuk mjafton, duhet rrugë e gjatë deri te garantimi i sigurisë.
Duke reflektuar mbi atë që ndodhi, qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë e re të Sigurisë kibernetike.
Që nga ajo kohë, sulmet kibernetike nuk kanë të ndaluar, për rrjedhojë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik kërkon angazhimin e të gjithëve për t’u mbrojtur nga Irani apo nga të tjerë hakerë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












