Lajme
Shqipëria, në mesin e vendeve ku punohet me orar të zgjatur
Sipas orareve të zgjatura në punë dhe pagesave të ulëta, Shqipëria renditet mes vendeve të para në botë.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim, OECD, ka nxjerrë të dhënat e fundit të tregut të punës, ku vendet me orarin më të zgjatur bëjnë 44 orë pune në javë. Ky është niveli i orëve të punës që realizohen në një javë në Shqipëri, ndonëse OECD nuk e ka në listën e saj, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një vrojtimi të hershëm të Institutit të Statistikave, për një vit një person punon mesatarisht 2100 orë, ose rreth 44 orë në javë. Ndërkohë, orari zyrtar i punës, bazuar në Kodin e Punës, në Shqipëri është 40 orë javë.
Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim e Zhvillim, Meksika, Kosta Rika dhe Turqia janë vendet ku bëhen më shumë orë pune në javë. Menjëherë pas tyre vjen Greqia me 42 orë në javë, ndërkohë, niveli mesatar i OECD-se ndalet në 36.8 orë pune në javë.
Sipas mediave të Tiranës, punët me oraret më të zgjatura në Shqipëri janë kryesisht në sektorin e tregtisë. Të frikësuar nga konkurrenca, e për shkak se mungon një rregullim orari nga institucionet, pjesa më e madhe e dyqaneve e bizneseve familjare qëndrojnë të hapura nga mëngjesi në darkë, por edhe në ditët zyrtare të pushimit.
Anketat e INSTAT-it tregojnë se një orë pune në Shqipëri arrin të ketë një vlerë mesatare prej 2.2 eurosh. Shifër kjo më e ulët se në Maqedoni, ku është 3.5 euro, e shumë më e ulët se në Evropë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














