Lajme
Shqipëria në NATO kërkon hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”
Është e domosdoshme, tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që të përcaktohet nga drejtësia e vendeve të përparuara, ajo që ndodhi të shtunën në Kumanovë
Ministri i Jashtëm i Shqiptarisë, Ditmir Bushati kërkoi nga Aleanca Veriatlantike- NATO një hetim të paanshëm për konfliktin që plasi të shtunën në lagjen e shqiptarëve (lagjja e Trimave) në Kumanovë. Ai këtë kërkesë e adresoi në ministerialin e NATO-s që u mbajt në Antalia të Turqisë.
Është e domosdoshme, tha Ditmir Bushati, që të përcaktohet nga drejtësia e vendeve të përparuara, ajo që ndodhi në Kumanovë. Vetëm një hetim i tillë, sipas tij, do të qartësonte në mënyrë të plotë, transparente dhe të besueshme, atë që ndodhi fundjavën e shkuar në vendin fqinj.
Duke nënvizuar faktin, që çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës nuk i shërben qëndrueshmërisë demokratike dhe prosperitetit të Maqedonisë, ministri Bushati ftoi, që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë.
“Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në “Marrëveshjen e Ohrit”, është përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë”, deklaroi ministri Bushati.
Shefi i diplomacisë shqiptare kërkoi një angazhim gjithëpërfshirës të aleancës, kundrejt të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, bazuar në kritere të qarta, për konsolidimin e sigurisë në rajon.
Siç raporton TCH, vendet e aleancës, sikundër edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehën gjithashtu shqetësimin për situatën në Maqedoni, vend kandidat për në NATO dhe BE. Vendet e NATO-s ngritën shqetësimin e tyre për brishtësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










