Lajme
Shqipëria ngjitet në vendin e 78-të në listën globale të konkurrencës
Shqipëria është ngjitur për 10 vende në indeksin e listëse së fundit të konkurrencës të Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum, WEF)
Shqipëria është ngjitur në vendin e 78-të, me notën 4.1, në indeksin e konkurrencës të vitit 2011. Në vitin e kaluar ajo radhitej në vendin e 77-të, me notën 3.9.
Duke marrë parasysh shkallën e zhvillimit, Shqipëria është klasifikuar si një vend me efikastitet të lartë ekonomik.
Sa u përket vendeve të rajonit, nga vendet e Ballkanit më lart se Shqipëria figurojnë Mali i Zi dhe Kroacia, mirëpo të dyja shtetet kanë shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar.
Mali i Zi radhitet në vendin e 60-të, me një notë 4.3, por me një rënie të 11 vendeve në krahasim me vitin e kaluar, kurse Kroacia radhitet në vendin e 76-të (77 vitin e kaluar), me notën 4.0.
Pas Shqipërisë radhiten Maqedonia në vendin e 79-të, me notën 4.1 (pa lëvizje ndaj vitit të kaluar), Serbia në vendin e 95-të me notën 3.9, duke fituar vetëm një vend në listë nga viti i kaluar, kurse Bosnjë e Hercegovina gjendet në vendin e 100-të (102 vitin e kaluar) me notën 3.8.
Kosova ende nuk figuron në listën e shteteve të indeksit WEF.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











