Lajme
Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovisionit
Në Malmo të Suedisë është mbajtur të enjten mbrëma gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikës evropiane "Eurovision Song Contest", në të cilin është prezantuar edhe Shqipëria
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko, të cilët në ‘Malmo Arena’ të Suedisë interpretuan rok këngën “Identitet” nuk ia dolën të fitojnë vota të mjaftueshme dhe të plasohen në finalen e “Eurovision Song Contest”.
Finalja e Eurovizionit do të mbahet të shtunën më 18 maj, ndërsa 32-vjeçari Lulgjuraj dhe 42-vjeçari Sejko do të kthehen në Tiranë.
17:00 Shqipëria në gjysmëfinalen e “Eurovision Song Contest”
Në Malmo të Suedisë do të zhvillohet sonte në mbrëmje gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikës evropiane “Eurovision Song Contest”, në të cilin do të marrë pjesë edhe Shqipëria
Sonte, festivali “Eurovision Song Contest” nis gjysmëfinalen e dytë, pjesë e së cilës është edhe kënga shqiptare “Identitet”.
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko do të interpretojnë sonte në ‘Malmo Arena’, për të fituar një vend në finale.
Kënga do të këndohet e 14-ta në radhitje, nga 17 këngë gjithsej midis të cilave favorite mbeten përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Norvegjisë.
Nga Shqipëri dhe Kosovë nuk mund të votohet, por të gjithë ata që ndodhen jashtë vendit mund të kontribuojnë me votën e tyre për dyshen e këngëtareve nga Shqipëria, pasi 50% e votës varet nga publiku.
Kënga e tyre e rrymës muzikore rock “Identitet” do te interpretohet tërësisht në shqip dhe është një prej 33 këngëve nga vende te ndryshme te Evropës që janë paraqitur këtë vit.
Nese Lulgjuraj dhe Sejko do të jenë nder 20 pjesëmarrësit e kualifikuar, ata pritet të marrin pjesë në finalen e madhe, e cila do te zhvillohet ne qytetin suedez më datën 18 maj dhe pritet te ndiqet “live” nga miliona shikues ne mbare Evropën.
“Eurovision Song Contest” mbledh 25 këngë, pesë që kualifikohen automatikisht dhe dhjetë për çdo gjysmëfinale. Loreen me këngën “Euphoria” ia solli vitin e kaluar fitoren e pestë shtetit suedez, në 60 vjet histori të këtij festivali.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











