Shqipëria
Shqipëria përfitoi 1.5 miliard euro nga turizmi më 2017
Rama: “Kjo shifër do të rritet dhe pyetja është se si do t’i përgjigjemi ne kërkesës së madhe. Kjo kërkesë nuk është vetëm për detin poshtë, por edhe për bukuritë më lart"
1.5 miliard euro kanë qenë të ardhurat nga turizmi në vitin 2017, ndërsa Shqipëria u vizitua nga 5 milionë turistë. Kështu deklaroi të martën kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Tepelenës, ku u ndal te sfida që del përpara për të rritur njësitë akomoduese në vend dhe për të ofruar një shërbim cilësor.
“Kjo shifër do të rritet dhe pyetja është se si do t’i përgjigjemi ne kërkesës së madhe. Kjo kërkesë nuk është vetëm për detin poshtë, por edhe për bukuritë më lart. Sfida është jo si t’i sjellim suedezët, por si t’i mbajmë aty për disa ditë që të shpenzojnë paratë këtu”, tha Rama, raporton ATSH.
Në Gjirokastër, sipas tij, zyrtarisht në 2013 kishte 6900 vizitorë, ndërsa sot ka 40 mijë të tillë. Sipas Ramës, “kjo ndodh pasi aty ka filluar të vihet në punë motori i ekonomisë familjare, përmes hapjes së hoteleve dhe bujtinave”.“4 vende numëroheshin ku mund të flije më 2013. Sot të shikosh subjektet e regjistruara në booking.com, një site ku regjistrohen të gjitha strukturat e mikpritjes në botë, janë 67 vetëm në Gjirokastër. Janë ende shumë pak dhe mund të jenë shumë më tepër”, tha Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












