Shqipëria
‘Shqipëria piktoreske’ prezantohet në revistën britanike
Revista prestigjioze britanike “House and Garden” e prezanton Shqipërinë si një vend piktoresk, ku vlerësohet veçanërisht stili i jetesës në fshatra.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “House and Garden”, i cili zbulon fshatrat malorë dhe rrënojat piktoreske ilire, duke zbuluar një mënyrë jetese që në disa vende ndihet pothuajse e paprekur nga koha.
“Revista vlerëson stilin e jetesës në fshatra, aty ku ndërthuren gjurmët e lashta të historisë, traditat artizanale, shpirtërore, folklorike me frymën për t’i rikrijuar, rigjallëruar e përmes ekoturizmit modeleve të qëndrueshme të zhvillimit e të mikpritjes”, u shpreh Rama.
Gazetari Stanley Stewart i revistës britanike “House and Garden” rrëfen rrugëtimin e tij në fshatrat malorë, “duke përhumbur në kështjellat osmane, duke u ngjitur nëpër amfiteatro, duke vizituar varret ilire, duke pirë me murgjit me mjekër në manastire të largëta dhe duke dëgjuar historitë për Lord Bajronin”.
“Ikja e Shqipërisë nga historia e saj e trazuar është e jashtëzakonshme. Problemet vazhdojnë, por vendi me malet me diell të paqes, prosperitetin relativ dhe lidhjet e mira të Wi-Fi po shfaqet si një nga vendet më të bukura në Ballkan.”Tani Shqipëria është një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE dhe ka filluar të shfaqet në listat e udhëtarëve”, shkruan ai.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












