Lajme
Shqipëria, e dyta në botë për nivelin e ryshfetit
Korrupsioni në Shqipëri është rritur ndjeshëm, pasi bizneset janë të detyruara të paguajnë gjithnjë e më shumë para nën dorë për zyrtarët e shtetit.
Këto janë gjetjet shqetësuese të vrojtimit të kryer nga Banka Botërore dhe BERZH, i cili e rendit Shqipërinë në vend të dytë pas Zambisë për nivelin e lartë të ryshfetit.
Sipas raportit, një kompani shqiptare pagoi gjatë vitit 2019 mesatarisht 3.1% të xhiros vjetore ryshfet për zyrtarët e shtetit, duke pësuar rritje gati me 3-fish që prej 2013-ës.
Me këtë normë të lartë ryshfeti, ku vlerësohet se 36% e kompanive të anketuara deklarojnë se u është kërkuar një herë para nën dorë për marrjen e një shërbimi publik, Shqipëria renditet mes vendeve me nivelin më të madh të korrupsionit në botë që përfshijnë vendet e Afrikës.
Krahas burokracive të mëdha, korrupsioni krijon një mjedis mjaft të pafavorshëm të të bërit biznes në vend, thekson raporti, duke penguar zhvillimin e sipërmarrjeve.
Tri rastet më të zakonshme kur zyrtarët e shtetit u kërkojnë bizneseve të paguajnë dorazi më shumë ryshfet përfshijnë atë të marrjes së një leje ndërtimi, lidhjen e kontratave të ndryshme me shtetin si dhe gjatë takimeve me zyrtarët e tatimeve.
E, në fakt, kjo e fundit rezulton edhe më shqetësuese, sipas raportit, pasi rreth 35% e kompanive të pyetura shprehen se gjatë vitit 2019-ës u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga tatimorët, çka tregon për një nivel të lartë korrupsioni.
Vrojtimi i sipërmarrjeve që Banka Botërore dhe BERZH realizojnë kryhet çdo gjashtë vjet për secilin vend të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku bizneset pyeten lidhur me klimën e biznesit, taksave, ambientit rregullator dhe mbi të gjitha, korrupsionin./TCH
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











