Lajme
Shqipëria rrezikohet nga kreditë e këqija
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një parashikim tejet pesimist për pasojat e recesionit aktual të Eurozonës për vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit, në një raport që paralajmëron për rrezikun e krizës së kredive të këqija në vende si Shqipëria, ku kreditë e këqija sakaq kanë arritur kulmin.
“Rreziqet për rënien e ekonomisë janë domethënëse dhe më të mëdha sesa kanë qenë ndonjëherë”, thotë FMN.
“Në rast se tensionet do të rriten më tej, pasojat për Europën në zhvillim do të jenë katastrofale”, thotë më tej Fondi në raportin mbi Parashikimin Ekonomik për Rajonin e Europës.
Sipas një studimi të FMN-së, niveli i rritur i kredive të këqija është bërë një pengesë e vërtetë për zhvillimin, për shkak se bankat refuzojnë të japin kredi të reja, gjë që sjell ngadalësim të rritjes ekonomike.
Një analizë statistikore ku u përfshinë të dhëna nga 900 banka në Europën Lindore, tregon se sa më shumë rritet kredia e keqe, aq më shumë ulet portofoli i kredisë.
Në Shqipëri, kreditë e këqija arritën në 17 për qind të totalit të portofolit në korrik të këtij viti, me rritje 31 për qind kundrejt korrikut 2010, ndërsa rritmi i rritjes së portofolit të kredive ka rënë nga 60 për qind në vit në periudhën para krizës në më pak se 10 për qind në vit aktualisht.
Tregu i kredive në Europën Lindore dhe Ballkan është shumë i ri. Shumica e kredive u dhanë në periudhën para krizës së vitit 2008. FMN vëren se në të gjitha vendet, sa më i shpejtë të ketë qenë rritmi i rritjes së kredive para krizës, aq më të larta janë kreditë e këqija.
“Nivelet e larta të kredive me probleme që nuk marrin zgjidhje për periudha të gjata kohore ka gjasa se do të mbajnë të dobët ringritjen ekonomike”, thotë FMN.
Analiza e Fondit tregon se për vitin 2010, konsumi privat real në Shqipëri u reduktua me 2.6 për qind në krahasim me vitin 2009 ndërsa në vitin 2011 pritet një rritje modeste e konsumit privat me 0.4 për qind.
Konsumi privat është një tregues që mat realisht nivelin ekonomik të familjeve, ndryshe nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, ku matet sasia e mallrave të prodhuar. Kështu, Shqipëria pati rritje të PBB-së prej 3.5 për qind për vitin 2010, por shënoi rënie të konsumit privat me 2.6 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












