Shqipëria
Shqipëria rrit eksportet drejt Zvicrës
Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materialet e ndërtimit, mineralet dhe metalet po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.
Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shënuan rritje me 64 % përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti. Por, ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie.
Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicër në vlerë arritën 2.3 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2021-shit.
Ndërsa importet në vlerë ranë në 4.5 miliardë lekë, nga 5.2 miliardë që ishin në 7-mujorin e vitit 2021.
Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Llogaritet që në Shqipëri veprojnë afërsisht 65 kompani zvicerane, ndërsa 35 kompani shqiptare kryejnë aktivitet të rregullt tregtar me Zvicrën. Kompani të tjera zvicerane janë pjesëmarrëse në tregun energjetik dhe në fushën e zhvillimit të turizmit.
Gjatë periudhës 2022-2025, Shqipëria dhe Zvicra do të punojnë për orientimin e reformave dhe arritjen e rezultateve në katër fusha: qeverisje demokratike; zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe punësim; shërbime infrastrukturore dhe ndryshimet klimaterike; shëndetësi.
Angazhimi financiar i parashikuar për këtë periudhë është 105 milionë franga zvicerane në formë grantesh. Kjo mbështetje do të mundësohet përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
Në vitin 2015 në Tiranë u krijua Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri, ndërsa në vitin 2021 në Gjenevë u krijua Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër, të cilat shërbejnë si platforma të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










