Shqipëria
Shqipëria shihet si qendër energjetike e rajonit
Në një moment që Europa kërkon të diversifikojë burimet e saj të gazit për të reduktuar varësinë nga Rusia, Shqipëria mund të jetë një lojtar kyç në sektorin e gazit në Evropë dhe mund të kthehet në një qendër energjetike, shkruan portali grek Euroactiv.
Sipas artikullit në fjalë, kompania amerikane Excelerate Energy Inc planifikon Shqipërinë si në vend që mund t’i ofrojë gaz dhe produkte energjitike pjesës tjetër të rajonit në mes të krizës globale të energjisë.
Kompania do të sigurojë termocentrale lundruese në Shqipëri, duke e lejuar atë të prodhojë energji elektrike, të nxisë prodhimin dhe të rrisë eksportet, ndërsa po punon edhe me Exxon Mobil Corp për të ndërtuar një projekt për konvertimin e gazit natyror të lëngshëm në energji elektrike në Vlorë.
I pyetur nga Bloomberg për termocentralet lundruese, kreu i kompanisë Excelerate Steven Kobos thekson se ky është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë.
Euroactiv thekson se Shqipëria është aktualisht e varur nga energjia hidroelektrike dhe importon lëndë djegëse fosile. Megjithatë, pa kapacitet depozitues, ajo u shitet vendeve të tjera gjatë muajve kryesorë të prodhimit – pranverës dhe fillimit të verës. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të blejë energji nga lëndët djegëse fosile në dimër për të plotësuar kërkesën.
Qeveria – thotë artikulli – vazhdon të japë leje për hidrocentrale, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave dhe keqmenaxhimit në dekadat e kaluara i bëjnë liqenet që përdoren për energjinë hidroelektrike të funksionojnë me kapacitet të kufizuar dhe shpeshherë ulja e nivelit të ujit kërcënon situatën tashmë të pasigurt energjetike.
Ndaj në këtë moment që vendi planifikon të ndërtojë më shumë hidrocentrale në veri dhe projekte gazi në jug, mund të shfrytëzohen ndërlidhjet në rajon si projekti midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me një kapacitet 400 kV që është tashmë në ndërtim e sipër, rikosntruksioni i lidhjeve energjetike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe një plani të veçantë për një linjë të re transmetimi energjie me Kosovën, që së bashku me termocentralet lundruese dhe stacionet e gazit të lëngshëm të kompanive amerikane, do t’i japin vendit një strategji të re energjetike./tch
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 Tregu zviceran i punës po shfaq shenja ftohjeje, ndërsa kompanitë po orientohen gjithnjë e më shumë... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale













