Sport
Shqipëria si Leicesteri
“Leicesteri i futbollit ndërkombëtar? Shikoni tregimin e mrekullueshëm të udhëtimit të Shqipërisë nga pozicionimi në vendin e 96 në ranglistën e FIFA-s në kualifikimin në Euro 2016”, shkruan “Eurosport” në faqen zyrtare
“Eurosport” sërish ka raportuar për Shqipërinë që për herë të parë do të paraqitet në një Kampionat Evropian. Në një klip prej 1 minute, “Eurosport” përshkruan rrugën e kuqezinjve drejt kualifikimit, shkruan albinfo.ch.
“Eurosport” e krahason Shqipërinë me arritjen historike të Leicester City, që arriti në këtë sezon të shpallet kampion i Premierligës. “Leicesteri i futbollit ndërkombëtar? Shikoni tregimin e mrekullueshëm të udhëtimit të Shqipërisë nga pozicionimi në vendin e 96 në ranglistën e FIFA-s në kualifikimin në Euro 2016”, shkruan “Eurosport” në faqen zyrtare.
Gjithashtu theksohet se nuk ka pasur asnjë ekip tjetër shanset më të vogla për kualifikim sesa Shqipëria. Në vitin 2009 “shqiponjat” ishin të renditura në vendin e 96-të në ranglistën e FIFA-s.
“Që nga formimi i ekipit kombëtar në vitin 1946 ata asnjëherë nuk ishin kualifikuar në një turne të madh, dhe një gjë e tillë pritej që të ndodhte kur ishte hedhur shorti për kualifikimet e Evropianit. Ajo në Grupin I ishte së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë”, shkruan “Eurosport” mes urimit për sukses në turneun e kësaj vere në Francë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind












