Shqipëria
Shqipëria siguron 3 milionë vaksina anti-Covid
Mësohet se mbi 1 milion qytetarë të Shqipërisë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tri doza, tha ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend.
“Kemi mbërritur në gati 50% të qytetarëve mbi 16 vjeç të vaksinuar me një dhe dy doza. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer 2.253.886 vaksinime. Mbi 1 milion qytetarë janë vaksinuar me dy doza, ndërsa mbi 124 mijë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID”, ka thënë ajo, raporton TCH.
Sipas ministres, deri në fund të dhjetorit do të jenë siguruar gjithsej tre milionë doza nga vaksina të kompanive të ndryshme.
“Pak ditë më parë mbërritën mbi 100 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’, ndërsa priten së afërmi edhe 375 mijë doza vaksine përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian për të arritur në 3 milionë doza deri në mbyllje të këtij viti. Siç presim të kemi sasinë e parë të vaksinave ‘Johnson&Johnson’ nga ‘Covax’-i”, tha ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Ajo shtoi se Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu një kontratë të re me “Pfizer”-in prej 1.5 milion dozash dhe do të vijojë edhe më tej furnizimin me vaksina të tjera.
“Po kështu jemi duke vlerësuar në dinamikë situatën dhe në ndërkohë po vijojmë me investimet në sektorin shëndetësor për të siguruar Planin e Dimrit, si dhe vazhdimit të rritjes së kapaciteteve, qoftë sa i përket testimit dhe gjurmimit me shtimin e aparaturave të reja në ISHP, duke fuqizuar Urgjencën Kombëtare, ku një flotë e re prej 20 autoambulancash do të bëhet efektive brenda këtij viti, duke mundësuar rritjen e përgjigjes ndaj rasteve urgjente, si dhe kapacitetet spitalore, ku bëjmë të mundur edhe fillimin e investimit në spitalin infektiv, mbi 4 milionë euro për ta fuqizuar e për ta bërë një spital modern dhe qendër ekselence të sëmundjeve infektive”, theksoi ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











