Shqipëria
Shqipëria sot në zi kombëtare
Flamujt në gjysmë shtizë, në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri
Sot është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri, përcjell albinfo.ch.
Sot flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet të qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet.
Kur njoftoi vendimin e qeverisë për ta shpallur këtë 13 shkurt Zi Kombëtare, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të solidarizohen “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”.
Mbi 34 mijë viktima janë konfirmuar deri më tani në Turqi dhe Siri. Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues.
Ndërsa shpresat zbehen për të gjetur njerëz të gjallë, mbrëmjen e kaluar, dy organizata gjermane pezulluan operacionet e kërkim shpëtimit sikurse edhe një ekip i ushtrisë austriake, për arsye sigurie të personelit të tyre, në luftimet e nxitura nga kurdët dhe rebelët sirianë.
Por, mrekullitë vijojnë të mbajnë gjallë shpresat e njerëzve. Mbrëmjen e të shtunës paçka se kishin kaluar 133 orë nga tërmeti mediat në Turqi transmetuan nxjerrjen nga rrënojat të një familje në Kahramanmaras.
Ndërsa një fëmijë i cilësuar si heroi ditës është gjetur i gjallë nën rrënoja pas 128 orësh. Një burrë gjithashtu pas 149 orësh u nxor nga rrënojat raportuan mediat turke.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










