CH-Ballkani
Shqipëria, vend ideal për pensionistët italianë
Shumë pensionistë italianë dëshirojnë të jetojnë në Shqipëri, pasi me të pensionin që marrin në Itali, mund të bëjnë një jetë mjaft cilësore në Shqipëri
Shumë shqiptarë janë të dëshpëruar dhe duan të ikin, por për pensionistët italianë, por edhe atyre të vendeve nga BE, Shqipëria mund të jetë një vend ideal për të jetuar.
Gjithashtu do të ishte e favorshme edhe për ekonominë e Shqipërisë, sepse do të rriteshit të hyrat.
Megjithatë, procedurat nuk janë aspak të thjeshta. Pensionisti italian Carmine Iampietro, që disa vjet jeton në Durrës. Me pensionin që merr në Itali, ai mund të bëj një jetë mjaft cilësore në Shqipëri.
“Pensionistët italianë që duan të transferohen në Shqipëri kanë vështirësi që të marrin lejen e qëndrimit, sepse shteti shqiptar kërkon që të kenë të paktën një shtëpi në pronësi, ose kontratë pune. Por kjo sipas meje është e padrejtë sepse vetë pensioni dhe një shtëpi me qira duhet të ishin të mjaftueshme për të marrë leje qëndrimi. Jo të gjithë pensionistët kanë mundësi për të blerë shtëpi, pse mos ta kalojmë këtë pengesë”, shprehet Carmine Iampietro, raporton “TCH”.
Sipas marrëveshjes në mes dy vendeve, nëse jeton në Shqipëri atëherë paguan tatimet në bazë të ligjeve në Shqipëri, dhe jo të dyfishta, përcjell albinfo.ch.
Në Evropë dhe më gjerë mjaft shtete po krijojnë politika për tërhequr pensionistët e vendeve të zhvilluara, duke u ofruar lehtësira fiskale në këmbim që ata të shpërngulen si rezidentë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










