Lajme
Shqipëria, vend transit i klandestinëve aziatikë
Policia e Shqipërisë ka arrestuar 45 imigrantë nga Siria, që po mundoheshin ilegalisht të klonon në Mal të Zi në afërsi të pikëkalimit Hani i Hotit, në Shkodër
Muajve të fundit, Shqipëria është shndërruar në një vend transit për shtatit aziatikë e afrikanë, që e kanë pikësynim Bashkimin Evropian. Vetëm dje, Policia e Shqipërisë ka arrestuar 45 imigrantë nga Siria, që po mundoheshin ilegalisht të klonon në Mal të Zi në afërsi të pikëkalimit Hani i Hotit, në Shkodër.
Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se klandestinët ishin nga Siria dhe po tentonin të kalonin në Malin e Zi.
Po ashtu raportohet se në pikën tjetër, Kakavijë në kufirin grek, janë ndaluar 60 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Sudani. Klandestinët, kryesisht nga Siria e kanë përdorur shpesh Shqipërinë për tu hedhur drejt vendeve të BE-së, raporton TCH.
Ndryshe, pas konfliktit në Siri, shumë qytetarë nga ky vend kanë mësyrë Bashkimin Evropian, ndërsa për të kaluar në BE ata e kanë shfrytëzuar Shqipërinë, Serbinë e Maqedoninë. Madje, duke bërë rrugën këmbë, ata shpesh po e shfrytëzojnë hekurudhën e cila një javë më parë ishte fatale për 14 prej tyre, të cilët u shtypën nga treni i Linjës Veles-Shkup.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












