Shqipëria
Studim: Shqipëria, vendi me më së paku vjedhje të xhepave të turistëve
Studimi bën edhe radhitjen e vendeve evropiane duke i vlerësuar ato sipas mikpritjes së tyre. Në këtë pikë, Zvicra është në vendin e fundit
Vjedhja e xhepave mund t’ju shkatërrojë me të vërtetë pushimet. Në Suedi, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm që të mos ju vidhet ndonjë gjë, sepse sipas statistikave të policisë, atje ekziston rreziku më i lartë për vjedhje të tilla, transmeton albinfo.ch. Vitin e kaluar, në Suedi u regjistruan rreth 2,000 raste vjedhjesh për 100,000 banorë.
Nga ana tjetër, vendet ku mund të ndiheni relativisht më të sigurt sa u përket vjedhjeve (mungesë së tyre) janë Shqipëria, Republika Çeke dhe Turqia. Në këtp vende më pak se 250 hajdutë xhepash për 100 000 banorë, shkruan portali zviceran watson.ch, duke iu referuar portalit ndërkombëtar, të specializuar për pushime dhe turizëm, “Holidu”.
Ky portal ka bërë renditjen e 25 vendeve më të njohura evropiane për pushime duke i vlerësuar ato, veç tjerash, edhe sipas mikpritjes së tyre. Në këtë pikë, Zvicra është në vendin e fundit.
Në fakt, Zvicra nuk njihet edhe aq për mikpritjen e saj. Kjo pasqyrohet edhe në studimin e publikuar në revistën e përmendur.
Siç dihet, ka një sërë paragjykimesh rreth zviceranëve, transmeton albinfo.ch. Një prej tyre është se ata nuk janë tamam njerëzit më miqësorë në botë. Paragjykimet shpesh ekzistojnë pa të drejtë, por në këtë rast diçka mund edhe të ketë të vërtetë.
Për të hequr dyshimet, “20 Minuten” ka pyetur organizatën Schweiz Tourismus se si e vlerësojnë renditjen. Ata nuk kanë ndonjë koment të qartë për këtë studim, por një zëdhënës organizatë megjithatë thekson se statistikat e tyre dalin në një përfundim tjetër: “Sipas sondazhit më të madh të bërë me turistët e huaj në Zvicër, të realizuar nga Tourism Monitor Switzerland, mbi 80 për qind e të anketuarve në vitin 2017 janë shprehur të kënaqur, përcjell albinfo.ch. “Pra, pothuajse të gjithë, nga e mbarë bota janë veçanërisht të kënaqur me mikpritjen në Zvicër”, thotë zëdhënësi, André Aschwanden.
Meqë ra fjala: Sipas Tourism Monitor Switzerland, vetë zviceranët janë më kritikë se mysafirët e huaj: 81.5 për qind e mysafirëve vendas ishin të kënaqur me mikpritjen në vendin e tyre. Ndërsa përqindja e turistëve të kënaqur nga jashtë është 84,9 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër












