Lajme
Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat për BE
Në samitin e mbajtur sot në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së miratuan kërkesën që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE. Vendi zyrtarizohet pas dy dish
Ministrat e Jashtëm të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pranuan njëzëri që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Ky vendim që pritet të zyrtarizohet pas dy ditësh, u mor sot (e martë) në samitin e Luksemburgut. Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle tha se Shqipërisë i janë njohur përpjekjet për reforma dhe integrim.
“Urime për statusin kandidat miratuar nga ministrat. Urime Shqipërisë për statusin kandidat. Njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë. Ministrat e Jashtëm sapo ranë dakord për statusin”, është shprehur komisioneri Fyle.
Evangelos Venizellos, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, vendi i të cilit ka Presidencën e radhës së BE, tha para mbledhjes se statusi kandidat për Shqipërinë ka një rëndësi të madhe edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe disa prej kolegëve të tij, apo zyrtarëve të lartë pjesëmarrës në mbledhjen e sotme. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve të BE-së, fjala e fundit i takon udhëheqësve të vendeve anëtare të Unionit. Ata do të takohen të enjten dhe të premten në Samitin e Brukselit, ku do të diskutojnë edhe për Shqipërinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter e konsideron fitore të Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat. “Sapo fola me Stefan Fylen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë…Falënderime e mirënjohje për gjithë ju”, shkroi Rama.
Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke e përshëndet vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së.
“Të dashur miq, sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t’i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Evropian. Kjo është një arritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë”, thotë ai.
Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për vendimin pozitiv për statusin. Në postimin e tij në Twitter, Thaçi shkruan “Urime Shqipëria, urime Edi Rama për fitoren historike dhe kandidaturën zyrtare për BE. Kosova përfiton nga afrimi i BE-së”.
Ndryshe, edhe në dhjetor të vitit të kaluar ishte propozim që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidatë, por atë e kishte kundërshtuar Franca, Holanda, Gjermania, Danimarka dhe Britania. Këto shtete kërkuan që të shtyhet për qershor ky vendim, me qëllim që Shqipërisë t’i jepet kohë për plotësimin e disa kritereve.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













