Shqipëria
Shqiptarët bllokohen në autobus në Aeroportin e Beogradit dhe kërkojnë ndihmë duke thyer xhamin
Një ngjarje e pazakontë ndodhi të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë u mbajtën të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit, në kushte shumë të vështira.
Pamjet që shpërndau gazetari Blendi Fevziu tregojnë pasagjerët duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë jashtë autobusit, ndërsa brenda kishte temperatura të larta dhe mungonte ajrosja, transmeton albinfo.ch.
Fevziu e dënoi këtë sjellje si çnjerëzore dhe bëri apel që të dërgohen më shumë materiale për raste të ngjashme. Autoritetet e aeroportit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht dhe nuk dihet nëse pasagjerët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë dënuar trajtimin e pasagjerëve shqiptarë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












