albinfo.ch
E-Diaspora
Shqiptarët e Austrisë kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt
Protestuesit shqiptarë në Vjenë i kanë dërguar ambasadës franceze kërkesë me shkrim për lirimin e Ramush Haradinajt
Qindra bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë në Austri u mblodhën sot para ambasadës franceze në Vjenë për të protestuar për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i burgosur në Francë, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, shkruan albinfo.ch.
Bashkatdhetarët shqiptarë kërkuan nga francezët që lideri i AAK-së të lirohet sa më shpejt, pasi ai është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Në këtë protestë e cila filloi në orën 13.00, para të pranishmeve foli aktivisti shqiptar në Vjenë, Gjevat Balaj, i cili kërkoj nga shteti francez lirimin sa më të shpejt të Ramush Haradinajt.
“Sot jemi të gjithë Haradinaj”, theksoi ai, raporton “albinfo.ch”.
“Jemi mbledhur të gjithë këtu për të kërkuar nga autoritetet franceze që të bëjnë lirimin sa më të shpejt të zotit Haradinaj”.
Më pas kryetari i degës së AAK-së në Vjenë, Sali Tolaj pos tjerash kërkoj që të ndërpritet urgjentisht bisedimet me Serbinë.
“Kërkojmë nga autoritet franceze që të lirohet sa më shpejt kryetari Ramush Haradinaj. Ndalesa e tij është e pakuptimtë pasi që z. Haradinaj së bashku me Fatmir Limajn u shpallen të pafajshëm nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës. Po ashtu, kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që të ndërpriten urgjentisht bisedimet me Serbinë deri në largimin e të gjitha fletarresteve të lëshuar nga shteti serb”, ka thënë ai.
Në vazhdim fjalën e morën edhe veprimtari i njohur i mërgatës shqiptare në Vjenë nga Maqedonia, Argtim Hani, mësuesi i gjuhës shqipe në Vjenë, Hazir Mehmeti e të tjerë.
Në fund të protestës e cila zgjati më shumë se një orë, organizatorët Gjevat Balaj dhe Sali Tolaj dorëzuan tek ambasada franceze në Vjenë, një kërkesë më shkrim për lirimin e Ramush Haradinajt.
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër Zvicra shijon rritjen e temperaturave pas valës së ftohtë... -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal.



















