Lajme
Shqiptarët e Leposaviqit, peng i barrikadave serbe
Qarkullimi në fshatrat e Shalës së Bajgores është vështirësuar pasi që serbët e Leposaviqit kanë bllokuar rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në afërsi të Rudares
Fshatrat shqiptare që jetojnë në komunën e Leposaviqit janë vënë në siklet të madh për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve. Për të ardhur deri në Mitrovicë banorëve të fshatrave, Koshtovë, Cerajë dhe Bistricë, u duhet të kalojnë disa kilometra rrugë.
Gjendja e qarkullimi për këto fshatra të Shalës së Bajgores, është vështirësuar pasi që serbët e Leposaviqit të pakënaqur me vendosjen e taksave kufitare, kanë bllokuar rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në afërsi të Rudares.
“Për shkak të pengesave në rrugë ata të premten janë detyruar që të lëvizin nëpër Zveqan, mandej nëpër Lagjen e Boshnjakëve për të arritur në Mitrovicë”, deklaroi Ahmet Jashari, zëdhënës i Komunës së Mitrovicës.
Sipas tij, banorët e këtyre fshatrave, transportin e kanë falas, mirëpo rrugën nuk e kanë të sigurt.
Përfaqësuesi i banorëve të Cerajës, Lulzim Hetemi, thotë se kështu ndodhë gjithmonë kur serbët e veriut rebelohen.
“Deri para tre ditësh kemi udhëtuar nëpër magjistralen Mitrovicë, Luginës së Ibrit. Autobusi qarkullon tre herë në ditë, në ora 07:00, 12:00 dhe në 02:00 ora. Me 24 në mëngjes i kemi pa barrikadat në udhëkryqin Zveçan-Rudare. Pas vënies së barrikadave në Rudare jemi duke udhëtuar nëpër lagje, Mahallë të Boshnjakëve për Zveqan”, thotë Hertemi.
Sipas tij, banorët që udhëtojnë me këtë autobus janë të frikësuar, meqë duhet të lëvizin nëpërmjet rrugicave në vendbanimet serbe. Banorët sipas Hetimit, djehen të rrezikuar edhe pse nuk kanë pasur ndonjë problem.
“Neve na përcjell që pesë gjashtë muaj ditë policia e komunitetit serb. Shumë herë kemi probleme edhe me ta meqë duhet me i prit gjysmë ore ose 40 minuta. Para pesë dite në mbrëmje s’kanë ardhur hiq. U ardh vozitësi vetëm, i kanë fol edhe këta në Mitrovicë meqë ka rrezikuar. Në mbrëmje atje problem me prit me familje e me fëmijë”, tha ai.
Banorët e këtyre fshatrave në thellësi të veriut të Kosovës ankohen edhe për mosmbështetje sa duhet nga institucionet kosovare. Në radhë të parë përmendin nevojën për rregullimin e një rruge malore që i lidh me Mitrovicën e cila tashmë është bërë e pakalueshme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











