Sport
Shqiptarët e Maqedonisë: Ishte e vështirë ndaj Shqipërisë
Autori i golit të vetëm të Maqedonisë, Egzijan Alioski, i cili është një nga futbollistët me origjinë shqiptare që luan për Maqedoninë, u zhgënjye nga rezultatit përfundimtar të takimit.
“Jam shumë i lumtur për golin që shënova, por jo për rezultatin. Shqipëria pati një shans me goditje standarde dhe e shfrytëzoi. E dinim që ishin të fortë në goditje standarde, por tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne kishim shanse për të barazuar, por nuk ia dolëm. Nuk i shohim statistikat, ne po punojmë mirë. Komplimente edhe për Shqipërinë”, deklaroi Alioski, shkruan albinfo.ch.
Ferhan Hasani deklaroi se ishte shumë vështirë ndaj Shqipërisë të luajnë. “Ne këtu erdhëm për barazim. Por Shqipëria bëri atë që deshi dhe arriti atë që kërkoi. E kërkoi më shumë fitoren dhe në fund e mori”, deklaroi ai.
“Kur ndodhi faulli pranë zonës, e dinim që Shqipëria është e rrezikshme në raste të tilla. Kështu është futbolli, janë gjëra që ndodhin”, pranoi ai me keqardhje.
Hasani gjithashtu pranoi se kishte qenë shumë i emocionuar gjatë këtij dueli, por saktësoi se ishte profesionist dhe ishte munduar të mbante emocionet e të luajturit kundër Shqiptarëve.
“Emocionet në ndeshje të tilla janë të shumta, por unë jam profesionist dhe bëj punën time. Për mua ishte e vështirë të luaja kundër shqiptarëve dhe për më tepër ‘Ballistëve’, por unë jam profesionist. E respektoj Shqipërinë, por duhet të jemi të kujdesshëm për mos të pasur keqkuptime me palën maqedonase”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










