Lajme
Shqiptarët e veriut: EULEX-i të jetë më i paanshëm
Sipas një përfaqësuesi shqiptar në veri, EULEX-i "ka bastisur vetëm shtëpitë e shqiptarëve, e jo edhe të serbëve"
Qytetarët shqiptarë të lagjeve të banuara me popullatë të përzier në veri të Kosovës, thonë se aktualisht gjendja në këtë pjesë të vendit është e qetë, por tensionet janë të pranishme. Në dy muajt e fundit, sipas banorëve të veriut, janë shënuar disa incidente, ku rreth 7 shqiptarë janë rrahur nga grupe të ndryshme serbësh dhe askush nuk është arrestuar.Sipas anëtarit të Këshillit të Veriut dhe përfaqësues i banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, Nazmi Ismaili, Eulex-i, këto ditë në lagjen e tyre ka punuar në mënyrë “të pabalancuar duke bastisur vetëm shtëpitë e shqiptarëve, e jo edhe të serbëve”.”Ne e kemi bërë një reagim përmes Këshillit të Veriut. Reagimi ka qenë që bastisjet kanë qenë të njëanshme, nuk janë duke u bastisur edhe serbët.
Siç u shpreh Ismaili, në pjesën veriore të Kosovës”, ka shumë kriminelë, të cilët lëvizin lirshëm dhe nuk pengohen, e as arrestohen nga policia e EULEX-it e të tjerët”, njofton radio Evropa e Lirë.Të pyetur për këtë çështje, misionarët evropianë iu përgjigjën Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike duke thënë se nuk bëjnë dallime etnike gjatë punës së tyre.”EULEX-i u jep prioritet rasteve bazuar në faktorët e sundimit të ligjit dhe jo sipas përkatësisë etnike”, tha James Nicholls, zëdhënës i këtij misioni.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











