Kultura
Shqiptaret Juna dhe Suzana përfundojnë aventurën e tyre në “DSDS”
Dy vajzat shqiptare, Juna Manaj dhe Suzana Spahiu e kanë përfunduar aventurën e tyre në talent shoun në Gjermani “Deutschland sucht den Superstar”.
Në mbrëmjen e së shtunës ku të gjithë konkurrentët u prezantuan në duete, të dy vajzat shqiptare nuk bindën jurinë për të qenë pjesë e 10-të finalistëve.
Derisa për Suzana Spahiun kjo ishte pjesëmarrja e parë e saj në këtë shou, për Juna Manaj është e dyta e herë që nuk po arrin të bëhet pjesë e top dhjetë kandidatëve finalistë.
Të shtunën e kaluar Juna u prezantua në duet me Leon Heidrich më këngën “Unter die Haut” e kënduar nga Tim Bendzko dhe Cassandra Steen. Gjatë interpretimit ata shfaqen afërsi me njëri tjetrin sa që u mendua se mes tyre ka edhe një lidhje. Por menjëherë pas përformancës, Juna sqaroi çdo gjë: “ Leoni është një djalë simpatik, por jo tip i imi…”. Në vendimin e Jurisë, Leoni arriti të kualifikohet, ndërsa Juna u eliminua. “Ishte një kohë e mrekullueshme për mua. Falenderoj të gjithë ju që më keni përkrahur dhe gjithë stafin e DSDS. Shumë nga ju do të më pyesni se çfarë do të bëj në të ardhmen. Unë mendoj se ky nuk do të jetë fundi, por fillimi i një kapitulli të ri. Nuk dua të zbuloj shumë, por kini durim. Mbes me shpres se do të vazhdoj ta kem përkrahjen tuaj…”, ka shkruar Juna në profilin e saj, transmeton “albinfo.ch”.
E njëjta skenë ka qenë edhe për shqiptaren tjetër Suzana Spahiun e njohur si “Chika Unique”. Vajza me prejardhje nga Mitrovica bashkë më Robin Eichinger kishin zgjedhur këngën “Beauty And The Besat” nga Justin Biber dhe Nicki Minaj . Gjithçka filloi mirë si me këndim ashtu edhe në përformancë, por Chika nuk arriti të jetë gjatë tërë këngës në nivelin e duhur me çka shtyri jurinë t`ia ndërpres ëndrrën që të jetë pjesë e finalistëve. “Kjo ishte ëndrra ime. E dija se do të jem jashtë finales, megjithatë është një përvojë shumë e madhe e imja të cilën nuk dëshiroj ta harroj asnjëherë. Kam kaluar ditë të mrekullueshme me njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë Chika e cila nuk mund të përmbahej nga lotët.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029















