Shqipëria
Shqiptarët kryesojnë për migrim në SHBA nga vendet evropiane
Shqipëria kryeson Evropën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj
Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në Evropë, mijëra të tjerë emigrojnë edhe jashtë saj në mënyra të tjera të ligjshme.
Në periudhën 2014–2023, gati 37 mijë shqiptarë kanë emigruar në SHBA, sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit (raportet vjetore të zyrës së vizave).
Për vitin 2023, nga Shqipëria janë përfituar 3,436 viza, duke u renditur në vendin e tretë në Evropë pas Ukrainës dhe Rusisë, shtete këto të përfshira në luftë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria kryeson Evropën në raport me numrin e lartë të emigrantëve në SHBA, krahasuar me popullsinë e saj.
Para pandemisë, emigrimi me vizë në SHBA ka qenë në nivele shumë të larta.
Të dhënat më të detajuara tregojnë se, për periudhën 2023, nga 36,631 emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, rreth 16 mijë ose 44% e tyre ishin nga programi i lotarisë i njohur si “Diversity Immigrants”.
Pjesa më e madhe e emigrimit të shqiptarëve përfaqësohet nga programi i lotarisë pasi së bashku me fituesit e lotarisë, familjarët e tyre, të cilët kategorizohen si “Immediate Relatives”, në kontekstin e programit të vizave amerikane i referohen të afërmve të personave që fitojnë lotarinë.
Struktura e emigracionit në SHBA tregon se në përgjithësi shqiptarët ikin në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.
Në vitin 2023, 11% e emigrantëve evropianë në SHBA ishin shqiptarë.
Në vitin 2023, rreth 30,829 evropianë emigruan me vizë në SHBA, për punësim ose për t’u bashkuar me familjet e tyre, por 11% e tyre ishin nga Shqipëria.
Proporcionet për secilën kategori ndryshojnë nga vendi në vend, por Shqipëria del si një rast ku kanali i “Employment Preference” është shumë i theksuar, duke sugjeruar një orientim të fortë drejt kërkimit të mundësive ekonomike dhe punës në Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria përfaqëson vetëm 0.3% të popullsisë së Evropës në vitin 2023, por, në raport me popullsinë e saj, mban rekordin për emigrim në SHBA. Si shihet nga të dhënat, Shqipëria ka një nivel shumë të lartë të emigracionit në SHBA edhe në raport me rajonin.
Në vitin 2023, Kosova mori 797 viza për emigrim drejt SHBA-së, Maqedonia e Veriut 547 viza, Bosnjë dhe Hercegovina 200 viza dhe Mali i Zi 120 viza, shifra mjaft të ulëta në krahasim me Shqipërinë.
Emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA-së është në një nivel më të lartë, duke reflektuar një kombinim të faktorëve historikë, rrjeteve familjare të zgjeruara dhe faktorëve ekonomikë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet













