Sport
Shqiptarët luajnë në dhjetë liga
Kampionati zviceran është ai nga vijnë më shumë lojtarë në përfaqësuesen tonë, plotë 5: Naser Aliji, Frederic Veseli, Burim Kukeli, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku
Futbollistët e Kombëtares shqiptare luajnë në dhjetë liga të ndryshme, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Azerbajxhan, shkruan albinfo.ch.
Janë 23 lojtarë, por luajnë në 10 liga të ndryshme. Vetëm Sllovakia e kalon në këtë drejtim, pasi futbollistët që do ta përfaqësojnë këtë shtet në Euro 2016 luajnë në 12 kampionate të ndryshëm.
Shkëlzen Gashi është futbollisti që i është dashur të udhëtojë më shumë për t’u bashkuar me kombëtaren, pasi ai luan në MLS, kampionatin amerikan të futbollit. Vetëm dy lojtarë nga kampionati shqiptar, dhe të dy janë portierë, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Kampionati zviceran është ai nga vijnë më shumë lojtarë në përfaqësuesen tonë, plotë 5: Naser Aliji, Frederic Veseli, Burim Kukeli, Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku. 4 lojtarë lojtarë luajnë në Itali, Serie A dhe Serie B. Nga Gjermania vjen Amir Abrashi e Mërgim Mavraj; nga Franca, kapiteni Cana e Ermir Lenjani; nga Greqia Andi Lila e Ergys Kaçe; nga Kroacia, Bekim Balaj e Odise Roshi. Ndërsa Ansi Agolli luan në kampionatin e Azerbajxhanit me Karabak, ndërsa Cikalleshi në ligën turke me Basaksehir.
Vetëm Anglia është kombëtarja e vetme në këtë Evropian, ku të gjithë lojtarët e saj luajnë në kampionatin vendas.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













