CH-Ballkani
Shqiptarët më dembelët, pasohen nga serbët e maqedonasit
Ballkanasit në përgjithësi shquhen për dembelizëm. Pas Shqipërisë, në listë renditen serbët, me 76% të popullsisë që nuk kryen asnjë aktivitet fizik, të ndjekur nga maqedonasit (56%)
Vrapi, ecja në natyrë apo ushtrimet tjera fizike që shtojnë aktivitetin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemër janë një sport i papreferuar për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës.
Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se femrat dhe meshkujt shqiptarë kanë përqindjen më të lartë të mungesës së aktivitetit fizik në Evropë.
82% e grave dhe 76% e burrave nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik gjatë një jave normale, sipas INSTAT. Mesatarisht rreth 80% e popullsisë në vend është inactive, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa mesatarja evropiane e grave dhe burrave që nuk bëjnë fare aktivitet fizik është shumë më e ulët, përkatësisht 28.6% dhe 26%, sipas të dhënave të raportuara të Eurostat, që i përkasin vitit 2017.
Në Evropë, më aktivët janë rumunët dhe estonezët, ku vetëm 3.9 dhe 4.7% e popullsisë nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Më pas vijnë danezët, holandezët, gjermanët, suedezët, finlandezët.
Ballkanasit në përgjithësi shquhen për dembelizëm. Pas Shqipërisë, në listë renditen serbët, me 76% të popullsisë që nuk kryen asnjë aktivitet fizik, të ndjekur nga maqedonasit (56%).
Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëta të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës?
Në total, vetëm 12% e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë, 4% i bëjnë 3 ose 4 herë në javë, 3% e tyre një ose 2 herë në javë dhe 82% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Midis meshkujve të të njëjtës grupmoshë, 11% ushtrohen 5 deri në 7 herë në javë, 7% ushtrohen 1 deri 4 herë në javë dhe 76% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Anketimi u krye nga Instat, për llogari të Institutit të Shëndetit Publik.
79.6% e grave në qytet dhe 84% e atyre në fshat në Shqipëri nuk bëjnë asnjë ushtrim aerobik në javë, sipas INSTAT.
Te burrat, kjo përqindje është pak më e ulët, por mbetet gjithsesi më e larta në Evropë. 74% e burrave në zonën urbane dhe 78% në atë rurale, nuk ushtrojnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës.
Sipas grupmoshave, më aktivët janë të rinjtë, ku 73% e femrave nga 15 në 19 vjeç, nuk bëjnë aktivitet fizik, kundrejt 85% të moshës 30-34 vjeç.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













