Kosova
Shqiptarët, me katër skuadra në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Pas shpalljes kampion të ekipit nga Tuzi, Deçiq, në Malin e Zi, shqiptarët do të kenë katër përfaqësues në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm, 2024/2025.
Titullin e parë në histori Deçiqi e siguroi të shtunën mbrëma. Deçiqi fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Sutjeskës dhe siguroi titullin një xhiro para fundit. I ka 67 pikë, gjashtë më shumë se Buduqnosti e Mornari. Deçiqi do ta përfaqësojë Malin e Zi në Ligën e Kampionëve.
“Me krenari dhe emocion ju drejtohem në këtë moment historik për Komunën e Tuzit dhe për ekipin tonë të dashur, Deçiqin, që ka arritur të kurorëzohet kampion i Malit të Zi. Kjo fitore na tregon se me punë të përbashkët dhe përkushtim, gjithçka është e mundur. Ky triumf nuk është vetëm një arritje sportive, por një dëshmi e përkushtimit, sakrificës dhe bashkimit të të gjithë neve. Ekipi i Deçiqit ka punuar me zell, ka treguar disiplinë dhe vendosmëri, dhe sot po korrin frytet e një pune të palodhshme”, shkruan në një urim të kryetarit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.
“Shpallja kampion i vendit është dëshmi e potencialit tonë dhe një frymëzim për të gjithë brezat e ardhshëm që të vazhdojmë të zhvillojmë dashurinë për ekipin dhe komunën tonë”, shkruan tutje në urimin e Gjelajt.
Deçiqin e kanë uruar edhe politikanë të ndryshëm shqiptarë në Mal të Zi. E ka uruar edhe kampioni i Kosovës, Ballkani.
Ka disa vjet që Deçiqi është prej ekipeve kryesore në Malin e Zi. Dhe rritjen e konfirmoi këtë edicion me titullin e kampionit.
Deçiqi, Struga, Ballkani dhe kampioni i Shqipërisë do të paraqiten në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Pra, nuk përjashtohet mundësia e përballjeve shqiptare në Champions.
Pal Dreshaj është kryetar i Deçiqit, ndërsa Fatos Beqiraj e kryen detyrën e drejtorit sportiv. Prej futbollistëve një pjesë janë shqiptarë.
“Është titulli i parë, por jo edhe i fundit. Do të jemi skuadra e katërt shqiptare që do të garojë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Është epoka e shqiptarëve, apo jo”, ka thënë Dreshaj pak kohë para se të sigurohej edhe zyrtarisht titulli i kampionit nga Deçiqi.
Me hapjen e stadiumit, Deçiqi pritet të jetë edhe më i fortë. Dhe, një periudhë dominimi e këtij klubi në Malin e Zi nuk përjashtohet. /Koha.net
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













