E-Diaspora
Shqiptarët, ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë italiane
256 mijë shqiptarë, emigrantë të rregullt në Itali dhe që janë në marrëdhënie të rregullt pune, kontribuojnë afër 12 miliardë euro në ekonominë e Italisë, thotë një raport i fundit.
Ky raport zbulon se, emigrantët e huaj në marrëdhënie pune në vend janë 2.4 milionë dhe prodhojnë 131 miliardë euro në formë taksash, çka përkthehet në 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, raportojnë mediat shqiptare.
Me 256.383 emigrantë në 2016, shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh pas atyre nga Rumania, të cilët numërohen në 662 mijë, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se, shqiptarët kontribuojnë në ekonominë italiane me rreth 12 miliardë euro në vit, çka përkthehet në thuajse 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Por, ky kontribut është edhe më i madh, pasi shumë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi italiane.
Të dhënat e fundit tregojnë se, në Itali ka 41.153 shqiptarë sipërmarrës. Kjo shifër i referohet vetëm atyre që rezultojnë juridikisht si të huaj dhe jo shqiptarëve të cilët janë bërë shtetas italianë.
Të dhënat tregojnë se shqiptarët zënë 6.1% të totalit të sipërmarrësve të huaj në vend dhe se janë të katërtit në listë, pas shtetasve nga Maroku, Kina, Rumania dhe Zvicra.
Shifrat i referohen vitit 2016, në të cilin numërohen 448 mijë shtetas shqiptarë emigrantë në vend. Kjo do të thotë se, thuajse një në dhjetë shqiptarë që ka zgjedhur të jetojë në emigrim në Itali, ka vendosur të merret me një biznes, të çfarëdolloj qoftë ai.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











