Integrimi
Shqiptarët në Ukrainë po e ruajnë identitetin, edhe pa komunikim me vendlindjen
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, po qëndron për vizitë në Ukrahinë, me ç’rast është ftuar në një forum diskutimi në Universitetin Shtetëror, ku ka folur për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Ukrainës, shkruan albinfo.ch.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare, ministri ka shprehur interesimin për bashkëpunim mes shqiptarëve të Ukrainës dhe Shqipërisë, njëherësh ka thënë se komuniteti shqiptar në Ukrainë po ruan identitetin, pavarësisht se nuk ka shumë komunikim me Shqipërinë.
“Dëshiroj t’ju them se me shqiptarët e Ukrainës kemi një afrimitet të veçantë, sepse në rastin e shqiptarëve të Ukrainës ekziston edhe fenomeni i ruajtjes së identitetit pa komunikim me vendlindjen, që për ne është një provë e fortë e ruajtjes së identitetit shqiptar. Por, edhe një provë tjetër e respektit të thellë që ne kemi krijuar për Ukrainën, pasi ka qenë kjo shoqëri ukrainase që ka lejuar që ky identitet të mos asimilohet, por të vazhdojë të ekzistojë. Kjo është arsyeja që në këto vitet e fundit marrëdhëniet midis dy popujve tanë janë forcuar më shumë”, ka thënë Majko, përcjell albinfo.ch.
Ai po ashtu ka thënë se është i interesuar të krijojë marrëdhënie bashkëpunuese edhe me shqiptarët në vendet e tjera të botës.
Në këtë organizim morën pjesë studentë shqiptarë si dhe studentë ukrainas, të cilët studiojnë kulturën dhe traditën shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














