Lajme
Shqiptarët, në vendin e dytë të të dëbuarve, pas ukrainasve
Shumica e urdhrave për dëbim ishin drejtuar kundër njerëzve me origjinë nga Ukraina (1252 raste), Shqipëria (1220) dhe Serbia (828)
Numri i dëbimeve të të huajve në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2019, janë lëshuar gjithsej 11.081 urdhra dëbimi, shkruan “Neue Osnabrücker Zeitung” (“NOZ”).
Gazeta ka përcjellë kështu përgjigjen e Ministrisë Federale të Brendshme për një pyetje të grupit parlamentar të Partisë së Majtë.
Numri i dëbimeve është rritur për 50 përqind krahasuar me vitin 2018, përcjell albinfo.ch. Në atë vit, autoritetet e emigracionit kishin dëbuar “vetëm” 7408 persona.
Sipas ministrisë, urdhërat më të shumtë të dëbimit në vitin e kaluar janë lëshuar në Landin Baden-Württemberg (3540 raste), pasuar nga Nordrhein-Westphalen (1762) dhe Bavari (1376) raste.
Shumica e urdhrave për dëbim ishin drejtuar kundër njerëzve me origjinë nga Ukraina (1252 raste), Shqipëria (1220) dhe Serbia (828).
Ministri i Brendshëm Federal, Horst Seehofer planifikon të marrë çështjen e dëbimeve drejtpërdrejtë në duart e veta dhe në bashkëpunim me policinë federale.
Ata që marrin vendimin për dëbim, duhet të largohen nga Gjermania dhe nuk lejohen të hyjnë përsëri.
Sipas Ministrisë së Brendshme, gjithsej 311.811 persona janë regjistruar në regjistrin qendror të të huajve me urdhër dëbimi, raporton NOZ, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, gati 30,000 prej tyre janë akoma në Gjermani.
E majta kritikon rritjen e mprehtë të numrit të dëbimeve. Politikanja e kësaj partie që mbulon punët e brendshme, Ulla Jelpke madje ka bërë thirrje për heqjen e dëbimeve.
Disa prej të prekurve kanë pasur qendrën e tyre të jetesës në Gjermani për dekada dhe në këtë mënyrë do të shkëputen nga lidhjet e tyre shoqërore nëse do të dëbohen, përcjell albinfo.ch. “Kjo është zgjidhje mizore dhe e gabuar”,ka thënë Jelpke për “NOZ”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













