Shkurt.ch
Shqiptarët nuk i duan algat, pishina organike vuan mungesën e tyre
Ju do ta besoni apo jo, një pishinë e Zvicrës ka angazhuar një humorist shqiptar për sjelljen e fëmijëve shqiptarë në pishinë.
Ylli i ri shqiptar i Facebook-ut, Bendit Bajra, angazhohet nga pishina „Badi im Moos“ në Schlieren për kthimin e fëmijëve shqiptarë në këtë pishinë organike.
Ata kanë hapur portat e hyrjes falas për të promovuar renovimin e kësaj pishine me ujë organik, pa klor dhe substanca të tjera kimikale.
Shqiptarët nuk i duan algat
Pishina në Moos ballafaqohet që prej katër vjetësh me mungesën e vizitorëve, thuhet në një njoftim të Limmataler Zeitung, transmeton albinfo.ch. Asokohe qyteti kishte ndërtuar pishinën e re me sistem natyral të pastrimit të ujit përmes vendosjes së algave të detit. Në vend të klorit dhe substancave të tjera kimikale, uji pastrohet përmes algave, të cilat janë tejet të dukshme. Dhe kush nuk ka njohuri për këtë sistem pastrimi, mund të mendojë se pishina ka ujin e ndotur. Përgjegjësit e pishinës këtë dukuri të mungesës së vizitorëve e kanë vërejtur veçmas te banorët shqiptarë të këtij qyteti, pjesa më e madhe e të cilëve ua ka bërë të ditur udhëheqësve të pishinës arsyen e mosfrekuentimit të kësaj pishine.
Nisur nga kjo, qyteti Schlieren që është pjesë e Cyrihut, ka kërkuar ide për të kthyer vëmendjen e vizitorëve që kishin braktisur këtë pishinë pas renovimit.
Dhe kush tjetër pos Bendritit mund t’i ekzaltojë fëmijët me humorin e tij mbi stereotipet e shqiptarëve dhe zviceranëve! Fundja, shifrat flasin për të, është njëri ndër komikët e Zvicrës me më së shumti përcjellës në Facebook. Organet komunale nuk e kanë lëshuar këtë rast, fundja ai ka kontratë me një kompani për kujdesin ndaj ambientit dhe ky angazhim i tij pritet të kthejë vëmendjen e adoleshentëve shqiptarë të këtij qyteti.
„Shumë prej tyre më flasin mënjëherë shqip“, thotë Bajra për Limmataler Zeitung. „Ata thoshin, uji duket i gjelbër“, kurse ai përgjigjej: “Hej, këto janë vetëm alga, nuk janë të ndotura“, iu flet ai të rinjve shqiptarë që kërkonin për të marrë një foto me të, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











