Shqipëria
Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e papritura
Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje evropiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri
60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen të brishta, pasi ato kanë të ardhura për të përballuar shpenzimet mujore, por vihen në vështirësi nëse u del një shpenzim i papritur. Vrojtimi është bërë nga Departamenti i Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
60% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzime që mund t’u dalin në mënyrë të papritur gjatë një muaji.
Sipas një analize: “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, të realizuar nga Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë, ka nxjerrë në pah se 60% e familjeve kanë të ardhura të llogaritura për të përmbushur nevojat e një muaji, por nëse papritur u del një shpenzim ekstra që mund të jetë një sëmundje apo prishja e një pajisjeje shtëpiake, ato vihen në vështirësi për para.
Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se këto familje konsiderohen financiarisht të brishta, pra janë familje që nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur.
Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që një familje shqiptare çon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Evropë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje evropiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.
Evropa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














