Lajme
Shqiptarët, popull i veçantë në Evropë
Shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët
Një studim që ka bërë Universiteti i Kalifornisë lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, ka konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët. Sipas këtij hulumtimi, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë.
Shqiptarë, sipas këtij hulumtimi, përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të largët.
“E gjithë Evropa është një tollovi e madhe gjenetike. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër kanë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Këto ngjashmëri janë evidente së paku përgjatë 1 mijë e 500 vjetëve të fundit. Por, aq sa kanë të përbashkët, disa prej këtyre popujve duken gjithashtu të ndryshëm. Në këtë grup duket se bëjnë pjesë shqiptarët”, thotë ky hulumtim te cilin e transmeton “Express”.
Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë, sipas të njëjtin hulumtim, nga të tjerët i bën ata relativisht të veçantë.
Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologjinë e Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA. Ata në korrik të këtij viti kanë publikuar një studim të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











