Kosova
Shqiptarët prijnë si azilkërkues në vendet e BE-së
Raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropoan për Azilin nxjerrë shqitarët në vendin e parë si azilkërkuesit më të mëdhenjë nga rajoni i Ballkanit Prëndimor. Sipas statistikave shqiptaërt paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt, përcjellë albinfo.ch.
Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 alikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shëohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona, shkruan Zëri i Amerikës.
Gjatë janarit po ashtu shqiptarët paraqitën më së shumti kërkesa për azil në vendet e BE-së, 900 gjithsej. 700 ishin kërkesa të reja dje 200 të përsëritura.
Statistikat po ashtu tregojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor edhe gjatë vitit të kaluar prinin me numrik e kërkesave për azil në vendet e perëndimit, raporton Zëri i Amerikës.
Sipas raportit të vitit 2022 kishte 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020, përscjellë albinfo.ch.
Shqiptarët në vitin 2022 më së shumti kërkesa bënë në Britaninë e Madhe, rreth 16 mijë.
Raporti më i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin vlerëson se “në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, një rritje e madhe e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare po ndodh në Bashkimin Evropian nxitur nga konfliktet, trazirat politike dhe sociale, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria ushqimore”, raporton Zëri i Amerikës.
Gjatë muajit shkurt vendet e Bashkmit Evropian u dhanë më shpesh statusin e refugjatit afganëve dhe u dhanë mbrojtje ndihmëse më së shpeshti sirianëve
Normat e njohjes për kombësitë e tjera mbetën kryesisht të qëndrueshme, duke përfshirë për sirianët (95%), iranianët (45%), pakistanezët (8%) , bangladeshët (4%) ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit nivelet e njohjes janë tejet të ulta, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









