Shqipëria
Shqiptarët problem të ngrohin shtëpitë e tyre, i shpëton moti me diell
Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023
Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti.
Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria renditet e para në Evropë, ky 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja evropiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet shqiptare.
Vendet e rajonit, për të cilat ka informacion në raport, renditen shumë më mirë se Shqipëria. Në Serbi, një shtet shumë më i ftohtë se Shqipëria, vetëm 9.5% e popullatës nuk ngrohin dot shtëpitë (e dhënë e vitit 2022), më e ulët se mesatarja e BE-së. Në Mal të Zi treguesi është 13.9% (viti 2022). Ne Maqedoninë e Veriut, treguesi ishte 23% për vitin 2020.
Bumi i ndërtimeve i viteve të fundit nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës së familjeve. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është luhatur, midis 35-37% për gjithë periudhën 2017-2021, kur raportohen të dhënat. Madje në 2021, treguesi erdhi në përkeqësim në raport me vitin e mëparshëm, kur kishte zbritur në 35.8%.
Fatmirësisht, Shqipëria ka shumë diell. Sipas të dhënave të meteorologjisë, World Weather Online, Shqipëria ka rreth 2,400 deri në 2,600 orë diell në vit, duke e renditur si një nga vendet me më shumë ditë me diell në Evropë, veçanërisht në rajonet bregdetare dhe jugore të vendit. Vendi me më shumë diell në Evropë është Spanja, e ndjekur nga Franca dhe Italia.
Sipas Eurostat, në vitin 2023, 10.6% e popullsisë së Bashkimit Evropian nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre shumë ngrohtë. Krahasuar me vitin 2022, kjo shifër u rrit me 1.3 pikë përqindje.
Pjesa më e lartë e njerëzve që nuk mundën të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta u vërejt në Spanjë dhe Portugali (nga 20.8% secila), pasuar nga Bullgaria (20.7%), Lituania (20.0%) dhe Greqia (19.2%).
Nga ana tjetër përqindjet më të ulëta u regjistruar në Luksemburg (2.1%), Finlandë (2.6%), Slloveni (3.6%), Austria (3.9%) dhe Estoni (4.1%).
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












