Shqipëria
Shqiptarët punojnë 5 orë më shumë në javë se europianët
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë.
Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës qëndron administrata publike dhe shërbimet sociale. Megjithatë, administrata ka qëndruar më gjatë në punë në 2024-n, ku orët javore kanë shënuar një rritje të lehtë nga 40,3 në 2023 në 40,5 në 2024.
Në kundërt sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit regjistron më shumë orë në punë, duke u rritur lehtë nga 46,7 orë në vitin 2023 në 46,8 orë në vitin 2024. Ky trend tregon për ritme më të larta pune në këto aktivitete që lidhen ngushtë me konsumin dhe shërbimet dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.
Edhe sektori i prodhimit ruan një ngarkesë të lartë pune, nga 46,6 orë në vitin 2023 në 46,4 orë në 2024, duke u renditur ndër sektorët me më shumë orë.
Sektori i ndërtimit ndjek të njëjtin trend, megjithëse ka shënuar një ulje të lehtë nga 45,2 orë në vitin 2023 në 45,1 orë në vitin 2024. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë shënojnë një rritje të lehtë të orëve mesatare, nga 43 orë në 2023 në 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.
Aktivitetet si tregtia, shërbimet dhe prodhimi, ku ngarkesa e punës është e lartë, dhe nga ana tjetër sektorë si bujqësia dhe administrata publike, ku orët javore janë dukshëm më të ulëta.
Në Shqipëri punohet shumë më gjatë se në BE
Në vitin 2024 punonjësit shqiptarë kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në. Mesatarja e bashkimit Europian, sipas Eurostat ishte 36 orë në javë, rreth 5 orë më pak së në Shqipëri.
Vendet me orët me gjata javore të punës, ishin Greqia (41 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).
Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













