Kosova
Shqiptarët e vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson mund të hyjnë në Francë
Franca, duke filluar nga dita e sotme ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Franca është vendi i dytë, pas Spanjës, që ka dhënë dritë jeshile për turizmin, pas kufizimeve të krijuara nga COVID-19.
Franca lejon edhe hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.
Lejohet të vizitojnë Francën për personat që kanë 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm Johnson & Johnson, 2 javë pas injeksionit për vaksina te personat që kanë kaluar Covid-19, ku kërkohet vetëm 1 injeksion.
Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.
Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale, për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi.
“Franca, nga sot, më 9 qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.
Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.
Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër














