Shqipëria
Shqiptarët renditen të parët në botë për azilet e refuzuara
Raportohet se në vitin 2021, rreth 2 mijë shtetas shqiptarë kanë marrë vendim final negativ nga një shtet i Bashkimit Europian për kërkesat që kishin bërë për marrjen e azilit, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.
Si një vend që synon të integrohet në Europë dhe që nuk ka konflikte civile, apo luftë, azilantët shqiptarë në pjesën më të madhe refuzohen të marrin statusin.
Shqipëria u rendit e shtata në botë për vendimet finale negative për vitin 2021, pas Rusisë (5,385), Turqisë (3,835), Nigerisë (2,635), Somalisë (2,365), Irakut (2,290) dhe Ukrainës (2,230).
Në raport me popullsinë, vendi ynë ka refuzimin më të lartë në botë me 71 refuzime për 100 mijë banorë, shumë më e lartë sesa shteti i dytë pas nesh, që është Somalia, me 15 refuzime për 100 mijë banorë.
Shteti që ka dhënë më shumë refuzime për shtetasin shqiptarë është Greqia (1,020), e ndjekur nga Gjermania (480), Belgjika (200) dhe Suedia (245).
Në vitin 2021, sipas Eurostat u dhanë 255 vendime pozitive për shtetasit shqiptarë, gati gjysma e të cilave nga Italia.
Kërkesat për azil: Shqipëria, rekord në Europë
Refuzimet e larta lidhen edhe me fluksin e madh të aplikimeve për azil nga shqiptarët në shtetet e BE-së. Të dhënat e tjera të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021 nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë). Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime, citon Monitor.
Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.
Maqedonia e Veriut që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil, ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bosnjë e Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












