Lajme
Shqiptarët, të fundit në Evropë për kujdesin ndaj dhëmbëve
Shqiptarët kanë tri herë më shumë dhëmbë të prishur se në BE
Shqiptarët janë të fundit në Evropë sa i përket kujdesit për dhëmbët. Kështu thuhet në një studim të realizuar nga “Euromonitor International”, të publikuar nga Panorama.
Në studim thuhet se edhe pse brushat e dhëmbëve duhet ndërruar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndërrojnë njëherë në tre vjet.
Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin ndaj dhëmbëve, kurse në Evropë kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.
Madje edhe në Kosovë janë përpara Shqipërisë, pasi shpenzojnë 1.9 euro.
Në Shqipëri konsumohet 75 ml në vit pastë dhëmbësh, që i korrespondon një paste dhëmbësh në vit. Në Kosovë konsumojnë 100 ml në vit, kurse në vende si Italia konsumohet deri në 417 ml në vit.
Dentistët thonë se problem është se 60 për qind e shqiptarëve kanë dhëmbë të prishur në gojë, por i drejtohen mjekut vetëm kur janë në gradë të fundit.
Shqiptarët kanë tri herë më shumë dhëmbë të prishur se në BE. Kështu, në Shqipëri një person ka 4 dhëmbë të prishur mesatarisht, kurse në BE 1.2 dhëmbë.
Vetëm 7 për qind e fëmijëve bëjnë kontroll të rregullt te dentisti, ndërkohë që mbi gjysma e tyre konsumojnë shumë ëmbëlsira, që është armiku kryesor i dhëmbëve.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












