Financa
Shqiptarët, të pakënaqur me gjendjen financiare
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare janë të pakënaqura me gjendjen e tyre financiare.
Ky përfundim vjen nga barometri publik i Ballkanit, një sondazh i kryer me sponsorizimin e këshillit të bashkëpunimit rajonal.
Më konkretisht, 55 për qind e familjeve shqiptare janë shprehur të pakënaqura ose totalisht të pakënaqura me gjendjen financiare që po kalojnë dhe vetëm 22 për qind kanë dhënë vlerësim pozitiv.
Kjo i bën shqiptarët popullin më të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare në Ballkan, duke pasur madje diferencë jo të vogël me vendet e tjera të rajonit.
Në vendin e dytë pas Shqipërisë, për perceptimin negativ të gjendjes financiare renditen boshnjakët. Sipas barometrit, 52 për qind e familjeve boshnjake raportojnë një situatë të vështirë financiare, të ndjekura më pas nga Serbia me 44 për qind dhe Maqedonia me 39 për qind.
Edhe pse rritja ekonomike e Shqipërisë sipas shifrave zyrtare është forcuar gjatë viteve të fundit, shqiptarët perceptojnë të kundërtën. Pjesa e familjeve të pakënaqura me situatën e tyre financiare ka shënuar rritje, ndërkohë që vetëm një përqindje e vogël e tyre perceptojnë gjendje të mirë financiare.
Barometri publik i Ballkanit është një sondazh i kryer me financim të këshillit rajonal të bashkëpunimit. Sipas dokumenteve, për kryerjen e këtij sondazhi janë intervistuar mbi 6.200 familje, në 6 vendet e rajonit, për një sërë temash, jo vetëm ekonominë, por edhe rendin, sigurinë, korrupsionin e shumë të tjera, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













