Tematike
Shqiptari i burgosur akuzon tjetrin se e ka quajtur “kriminel” por detyrohet të paguajë…
Ai është burgosur nga autoritetet zvicerane me akuzën e bërë nga një gjykatë kosovare, sipas së cilës, i përmenduri ka nxitur një person për të kryer vrasje
Rasti i një shqiptari nga Kosova, pronar i një kompanie të madhe të patundshmërive në Kantonin Nidwalden, i cili po mbahet në burg nga qershori i këtij viti, po shkakton edhe pasoja “kolaterale”. Ai është burgosur nga autoritetet zvicerane me akuzën e bërë nga një gjykatë kosovare, sipas së cilës, i përmenduri ka nxitur një person për të kryer vrasje, shkruan luzernerezeitung.ch.
Autoritetet zvicerane e kanë arrestuar atë, duke respektuar kërkesën e Kosovës për ta bërë ekstradimin në Kosovë të personit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, personi që po mbahet në burg po bën gjithë çfarë është në mundësinë e tij që të shmangë ekstradimin.
Por, problemi me të cilin aktualisht po merren mediet e regjionit në fjalë, ndonëse lidhet me shqiptarin, prek më shumë politikën lokale. Kjo për faktin se një këshilltar komunal i Komunës Hergiswil (Walter Mösch) ka qenë i punësuar në kompaninë e shqiptarit të përmendur.
Një qytetar i kësaj komune (Beat Kaufmann) i është drejtuar këshilltarit në fjalë me fjalët: “Ti punon te një kriminel dhe për këtë arsye nuk je më i pranueshëm si këshilltar komunal”. Kjo akuzë e ka rënduar aq shumë politikanin lokal sa që ai ia ka përcjellë emailin shefit të tij, shqiptarit që mbahet në burg. Ky i fundit, me ndihmën e avokatëve të tij, vendosi te ushtronte kallëzim penal ndaj qytetarit Kaufmann për “shpifje të ulët”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, Kaufmann u mor në pyetje në mënyrë të detajuar nga policia dhe prokuroria.
Me këtë rast ai ka theksuar se nuk i intereson shumë puna e akuzuesit (shqiptarit). Por atë e shqetëson fakti se një politikan punon te “krimineli” dhe e merr pagën nga ai. Por, këshilltari komunal Mösch ndërkohë e ka lëshuar vendin e përmendur të punës me arsyetimin se dëshiron ta mbrojë besueshmërinë e tij si këshilltar komunal.
Dorëheqjen e tij, komuna madje e ka publikuar edhe zyrtarisht në portalin e saj.
Ndërsa i akuzuari (Kaufmann), duke mbështetur akuzat e drejtuara politikanit Mosch, para prokurorit kishte deklaruar se pronari i kompanisë së patundshmërive kishte qenë i dënuar që në pranverën e vitit 2015 nga një Gjykatë e Qarkut në Aargau për menaxhim të shumëfishtë të padrejtë. Po kështu qe dënuar edhe gruaja e tij me një gjobë prej 10 mijë frangash dhe një dënim me para me kusht prej 26100 frangash.
Te padia bëhej fjalë për çështjen nëse dikush mund të etiketohet si “kriminel” pa u akuzuar me këtë rast për “shpifje të ulët”.
Pas sqarimeve të shumta, Prokuroria u ka kumtuar palëve në konflikt se e ka ndërprerë procedurën në fjalë, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Kaufmann të prezantojë kërkesën e tij financiare ndaj akuzuesit. Ai e ka bërë këtë, duke kërkuar 400 franga, të cilat pritet t`i marrë nga akuzuesi. Në këte mënyrë akuza për “shpifje të ulët” është dëshmuar si kontraproduktive për ushtruesin e saj.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











