Muzikë
Shqiptari i cili krijoi muzikën e dokumentarit të Celine Dion
Redi Hasa: Si u përzgjodha nga diva e muzikës botërore
Shqiptari, Redi Hasa është kompozitori dhe violincelisti shqiptar që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ai është përzgjedhur nga diva e muzikës shqiptare Celine Dion për të kompozuar muzikën e dokumentarit biografik të jetës së saj, përcjell albinfo.ch.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Redi ka treguar se si i erdhi ftesa për të qene pjesë e këtij projekti madhështor. Ai ka zbuluar se kompozimin e ka përgatitur për tre ditë dhe ka pasur në dispozicion vetëm 350 fjalë kyçe, pa asnjë imazh.
“Takimi i parë ka qene me regjistren, e cila ishte në djeni të muzikës sime, të dy disqeve që kanë dalë para katër vitesh. Shkruajti në agjencinë ku jam unë në Milano.
Është një punë jashtë mase e vështirë, është një përqendrim 100%. Kjo punë me dokumentarin ka qene totalisht e ndryshme me punët që unë kam bërë. Ata më dhanë 350 fjalë si fjalë kyçe dhe puna ime ishte që unë këto fjalë t’i ktheja në muzikë. Unë kam punuar pa asnjë imazh, filmin e kisha të dokumentuar. Është një krijim i imi, totalisht origjinale. E kam shkruar, e kam luajtur dhe rregjistruar për tre ditë. Nuk kisha mundësi të gjeja një orkestër të madhe, me violinçel i kam bërë të gjitha”, u shpreh Redi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










