Lajme
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka dyshohet
Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën në shenjë proteste pas vendimit për ta dëbuar nga banesa ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 16:30, në sy të gruas së tij rumune, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë, të cilët më pas njoftuan ambulancën dhe policinë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave italiane, 47-vjeçari jetonte me gruan e tij që nga janari në një apartament në Viale Milano, një zonë qendrore e Ricciones. Pasi ka paguar 2 mijë euro dhe një qira mujore prej 1 mijë, ai e ka gjetur veten të dëbuar nga banesa. 10 ditë më parë, ai u kthye në shtëpi ku pa se brava e derës ishte ndryshuar dhe se gjërat ia kishin mbledhur në tokë.
Mungesa e një kontrate të rregullt qiraje ka rënduar më shumë gjendjen e tij. Pa një kontratë, çifti akuzohet se kishin zënë banesën në mënyrë të paligjshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













